Legjionarët, përvijohet oferta konkrete e Lacios për Marash Kumbullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai ka qenë një nga emrat më të spikatur kuqezi në merkaton e këtij viti, që, më së shumti, është zhvilluar gjatë ndërprerjes për shkak të epidemisë së virusit korona dhe, tanimë, duket se e ardhmja e Marash Kumbullës është e ndarë mes Interit dhe Lacios. Janë pikërisht këto dy klube të njohura të Serisë A po garojnë prej kohësh për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit 20-vjeçar, i cili cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj në Itali.

Zikaltrit e duan qendërmbrojtësin, edhe trajnerin Antonio Konte e pëlqen, por drejtuesit e klubit nga Milano nuk janë akoma të bindur për të investuar te lojtari shqiptar sipas raportimeve të medieve sportive italiane. Nga ky hezitim i Interit po përpiqet të përfitojë Lazio. Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare u pa të bisedonte nga afër me presidentin e Veronës ditën e diel, gjatë ndeshjes midis të dyja skuadrave, të vlefshme për javën e 36-të dhe ku Lacio fitoi me përmbysje, 5-1.

Nëse oferta e Tares i afrohet shumës 25 milion euro (duke përfshirë edhe ndonjë lojtar në operacion), atëherë Kumbulla do të merrte rrugën drejt kryeqytetit italian. Është e sigurt që Lacio nuk heq dorë nga Marash Kumbulla dhe Igli Tare dëshiron të marrë me çdo kusht shërbimet e bashkëatdhetarit të tij. Pikërisht për këtë arsye, sipas “Radiosei” bardhekaltrit së fundmi kanë dërguar një ofertë në drejtim të Veronës, për të bindur këta të fundit ta lënë të lirë shqiptarin.

Thuhet se Lacio i ka bërë një ofertë prej 22 milionë eurosh plus shërbimet e Andre Anderson Veronës, për të marrë Kumbullën. Verona nuk ka kthyer ende përgjigje për ofertën e marrë. Ndërkohë në gjurmët e talentit shqiptar është edhe Interi, me zikaltërit që gjithashtu e pëlqejnë shumë Kumbullën. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Lajme të tjera

Web TV