SPAK, Kraja: Kemi dështuar me korrupsionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i dytë për kreun e SPAK, Arben Kraja i është përgjigjur pyetjeve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

“Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë dhe të krimit të organizuar. Situata është shqetësuese. Nga pamja ligjore jemi të mbrojtur, duket zbatim korrekt i ligjit në praktikë.  Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësim: drejtuesi mund të caktoj një Prokuror të Përkohshëm që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund të kërkojë prokurorë për një detyrë specifike në SPAK. Sot SPAK ka kompetencat e qarta ligjore të përcaktuara me ligj. Unë mendoj se jam i përshtatshëm për këtë pozicion sipas kritereve që Këshilli ka shpallur për këtë pozicion. Kam kontakte me të gjithë kolegët e SPAK pavarësisht nga nga vijnë. Unë i vlerësoj kapacitetet profesionale dhe njerëzore të secilit. Do të doja një strukturë të plotësuar, funksionale dhe me rezultate të prekshme para  opinionit publik. Unë e konsideroj vetem në një nivel me kolegët e mi. Drejtuesi ka detyrime dhe përgjegjësi për funksionimin eficent të institucionit. Do të jemi një grup kompakt, një strukturë e vetme bashkëpunuese që respektojmë pavarësinë dhe vendimmarrjen e secilit”. -tha kandidati Kraja.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV