Ironia e doktoreshë Dokles për zgjedhjet në universitete: Urime atyre që garojnë të vetëm!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doktoresha e njohur Anila Dokle ka reaguar së fundmi nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ lidhur me zgjedhjet në  universitete.

Dokle është shprehur se një  universitet vlen aq sa vlejnë kërkuesit shkencor të saj dhe se shoqëria nuk paguan profesorët për të dhënë leksione por studentët për ti marrë ato.

Lidhur me zgjedhjet doktoresha është shprehur se përfshirja e studentëve në zgjedhjet universitare e bën këtë proces më demokratik por jo domosdoshmërisht më cilësor.

Ndër të tjera Dokle ka uruar ata të cilët do garojnë në zgjedhjet e universitetit duke ironizuar “Suksese garuesve për drejtues në universitete, veçanërisht atyre që garojnë të vetëm”.

Postimi i plotë i Dokles

Disa konsiderata(sociale) për Universitetin, meqë jemi në kohë zgjedhjesh…

-Universiteti nuk duhet të jetë vetëm qendër e dijes në kuptimin absolut të fjalës: një universitet që divorcohet nga problemet e kohës shndërrohet në manastir.
-Universiteti është diskutim, eferveshencë, jo mendim unik.
-Universitetet e sotme “shpërblejnë” nerds-at dhe “përjashtojnë” shpirtrat dinamikë dhe kreativë.
-Një universitet vlen aq sa vlejnë kërkuesit shkencorë të tij.
-Çdo universitet që merr fonde publike ka përgjjegjësi shoqërore, sidomos përgjegjësinë e cilësisë së dijes që ofron.
-Shoqëria nuk paguan që profesorët të japin leksione, por që studentët t’i marrin ato.
-Universitetet tona nuk figurojnë në ranking-un ndërkombëtar.
-Universiteti duhet t’u përgjigjet nevojave të trajnimit për të përballuar cunamin dixhital.
-Fundamentalizmi demokratik na bëri të besojmë që të gjithë kanë të drejtë të ndjekin studimet universitare. Unë nuk mendoj kështu!
-Përfshirja e studentëve në proçesin e përzgjedhjes së drejtuesve të universitetit, e bën këtë të fundit më demokratik por jo domosdoshmërisht më cilësor.

/Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV