Skandal/ Kutitë e votimeve në universitete mbajnë logon e Partisë Socialiste (Foto+Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm plot 12 universitetet publike në vendin tonë kanë hapur qendrat e votimit për studentët dhe stafin akademik. Procesi do të zgjasë deri në orën 16:00 dhe është duke u zhvilluar tek të 8 njësitë e Universitetit të Tiranës.

Sot do të votojnë  718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë dhe nga ky votim do të vendosen drejtuesit e universiteteve dhe studentët përfaqësues në senat.

Situata në Universitetin Politeknik paraqitet shumë e paprecedentë. Grupi mediatik “FJALA” ka siguruar pamje nga brenda universitetit në fjalë dhe të kutive të votimit. Në fotot e siguruara duket qartë se kutitë e votimit janë me logon e Partisë Socialiste.

https://youtu.be/1GzlLDHtr-k
Shkaku pse ka ndodhur kjo gjë nuk dihet ende, ndërsa zgjedhjet në këto institucione nuk duhet të jenë të politizuara.

Po ashtu ndërsa pritej që universitetet të hapnin dyert vetëm nën masa të rrepta sigurie, pra duke u ruajtur distanca dhe duke u zbatuar të gjitha rregullat e mbrojtjes për shkak të pandemisë së Covid-19, kjo gjë nuk është parë në Universitetin Politeknik.

Nga fotot e siguruara nga grupi mediatik “FJALA” duket se një votues që ndodhej brenda ambienteve të këtij fakulteti nuk ishte i pajisur me maskë.

Deri në orën 11:00 pjesëmarrja e personelit akademik ka qenë:

FSHN  56%

FSHS 46%

FD  45%

FE 55%

FHF 44%

FGJH 37%

/ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Lajme të tjera

Web TV