Paul McCartney: Ëndërroj bashkimin e “The Beatles”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dy vite bën 80 vjeç por Paul McCartney duket se ka një nostalgji të madhe për kohën e “The Beatles”. Ky njeri që mendon se brezat e rinj e njohin për bashkëpunimin e tij me Kanye West, ose të paktën kështu shprehet ai, duket se e ka ëndërr që Beatles-at të jenë sërish së bashku raporton La Vanguardia.

Me mbi njëqind milionë albume të shitura, “Yesterday” është bërë kënga për të cilën ka pasur më shumë versione në tërë historinë e këtij grupi.

McCartney ka shkruar përsëri më shumë se tridhjetë këngë që kanë arritur numrin një të klasifikimeve në SHBA dhe ka marrë më shumë se 20 çmime Grammy. Këto të fundit për punën e jashtëzakonshme të ribotimit të albumeve të tyre klasikë. Flaming Pie do të rishfaqet në disa edicione me materiale audiovizuale dhe artistike të pabotuara.

McCartney pëlqen të flasë aq shumë për kohërat e Beatles sa shprehet: “ndonjëherë, kur unë jam në gjumë ëndërroj që do të jemi përsëri bashkë “.

Ai nuk e fsheh se pas asaj përpjekjeje për të ruajtur trashëgiminë e tij dhe atë të muzikantëve që e kanë rrethuar, Paul fsheh kënaqësinë për tu rikuperuar, siç ka komentuar shpesh, “kohërat e pafajshme të fëmijërisë , të cilat për mua ishin të shkëlqyera, përveç vdekjes së nënës sime. Kam pasur një familje të mirë. Ose ato ditë kur kemi shkelmuar Liverpoolin me kitarat tona na kanë mbetur në memorie”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV