Ruçi: Zvicra, partner i besuar dhe prioritar për të bashkëpunuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Këshillit Kombëtar të Konfederatës së Zvicrës, Isabelle Moret, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e 1 gushtit, Festës Kombëtare të Konfederatës së Zvicrës, Ju dërgoj urimet më të mira për popullin mik zviceran, Këshillin Kombëtar të Zvicrës dhe Ju personalisht.

Karta Federale si edhe themelimi i Konfederatës së Zvicrës në fillim të muajit gusht të vitit 1291, është një ngjarje e madhe historike për popullin zviceran, zhvillimin, prosperiterin dhe të ardhmen e Zvicrës.

Populli shqiptar ushqen një miqësi e respekt të thellë për popullin zviceran, për kontributin e tij në zhvillimin, historinë dhe kulturën botërore.

Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë shumë të mira. Aktualisht Zvicra është vendi i katërt donator dhe partneri i 8-të tregtar i Shqipërisë. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar dhe një vend prioritar për të bashkëpunuar, në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Rreth 30 marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve janë një bazë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, siguria, energjia, bujqësia, etj.

Në Zvicër jeton prej dekadash një pjesë e rëndësishme e Diasporës shqiptare, e cila shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi midis të dy vendeve.

Dëshiroj gjithashtu t’Ju përgëzoj për menaxhimin me sukses të situatës së pandemisë së Covid-19 dhe jam i bindur se Zvicra do të përballojë me sukses edhe strategjinë e daljes nga pandemiadhe normalizimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik tëvendit.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

Lajme të tjera

Web TV