Rama kërcënon policët dhe gjyqtarët e korruptuar: Të qërohen nga sistemi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish paketës “Anti-KÇK”.

Duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe vulgare kryeministri Rama ka kërkuar që të ‘qërohen nga policia e shtetit të gjithë oficerët që nuk janë të denjë për këtë punë’.

“13 janar 1913 më pak se dy muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u formua institucioni i parë i Shqipërisë së Pavarur, Policia e Shtetit. Duhet të qërohen nga Policia e Shtetit të gjithë oficerët që nuk janë të denjë për të dhe të kalojë puna e policisë në duar të ndershme. Kjo ishte porosia e Ismail Qemalit në atë kohë. Është një porosi që nuk ka datë adence, sepse të qenurit në duar të ndershme e të stërvitura është A-ja e çdo Policie Shteti dhe e kësaj tonës”, tha Rama gjatë përurimit të repartit të ri të forcave RENEA.Drejtësia

Kryeministri Rama ka qenë i ashpër edhe me gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të kalojnë në procesin e Vettingut.

Sipas Ramës, prokurorët dhe gjytarët duhet të justifikojnë pasuritë e tyre.

Me përparimin e reformës në drejtësi po bëhet një përparim i madh rrënjësor në pallatin e drejtësisë. Por koha e nevojshme për të vënë në funksion të plotë institucionet e reja të drejtësisë nuk është fort e shkurtër dhe në këtë fazë tranzicioni shoqëria jonë po përballet me një organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë, e rrezikshme e kriminale e përbërë nga prokurorë e gjykatës që nuk e kalojnë dot Vettingun e i janë bashkuar motos KÇK duke dhënë vendime skandaloze e në cenim të sigurisë kombëtare për këtë ne kemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore duke e kolauduar edhe me BE dhe në ditët në vijim do ta kthejmë në një bazë ligjore për të ndërmarrë ofensivën më shembullore ndaj krimit të organizuar, ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre dhe paralelisht do vendosim me shpatulla pas muri çdo anëtar të KÇK që do marrë vendime në kundërshtim me ligjin.” u shpreh Rama./Fjala.al/

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV