VIDEO/Motra sherr me vëllain: Pse s’më tregove për problemin, e mora vesh nga TV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” vendosi përballë njëri-tjetrit vëlla e motër. Gëzimi rrëfeu në studio se si në Shtator të vitit 2019, jeta e tij ndryshoi.

Ai në Maj të 2018 ishte larguar nga Spitali i Tepelenës, ku punonte si shef finance, për arsyen se do shkonte në Gjermani pranë gruas së tij.

Por në Shtator një telefonatë nga ish-kolegët e detyroi atë që të rikthehej sërish në Shqipëri. Një kolege i thotë bashkëshortes së tij, që kishte humbur një dosje tek puna e tij e vjetër dhe ai duhet të vinte të depononte.

Motra e tij tregoi se ajo nuk ishte në dijeni të problemit dhe kërkon nga vëllai i saj të dijë arsyen pse ai nuk i tregoi asgjë, as për udhëtimin në Shqipëri dhe as për problemin që kishte.

Bruna mëson për ngjarjen dhe arrestimin e vëllait nga mediat dhe për të ishte një shok.

Gëzimi: Në Shtator të vitit 2019 fillon një histori tjetër për jetën time.

Eni Çobani: Për këtë problem ke ftuar Brunën apo jo?

Bruna: Dhe ke bërë gabimin më të madh, se unë nuk e kam as formimin juridik dhe as ligjor. Jam munduar me shpirt të të qëndroj pranë dhe të jem pranë teje në çdo moment.

Gëzimi: Gabimin do ta gjykojnë ata që do ta dëgjojnë.

Bruna: Dhe unë atë po pres, që ata të gjykojnë çfarë unë kam gabuar.

Gëzimi: Të lutem mund të flas unë zonja Eni. Në muajin Shtator të vitit 2019, mua më vijnë disa telefonata.

Eni Çobani: Në Gjermani?

Gëzimi: Unë jetoja në Gjermani dhe më vijnë disa telefonata të disa ish-kolegëve të mi, në lidhje me disa problematika që kishin ndodhur në pozicionin tim të punës, ku unë kisha punuar më përpara. Pasi unë në Mars të vitit 2018 jam larguar me dëshirën time nga puna, për të shkuar dhe për të jetuar..

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Elbasan, tri automjete të përfshira! Një person në gjendje të rëndë

Eni Çobani: Ju në atë periudhë punonit një spitalin e Tepelenës apo jo?

Gëzimi: Po unë në atë periudhë punoja në spitalin e Tepelenës, si shef finance. Ndërkohë që mua më marrin në telefon dhe më thonë që ka humbur një dosje dhe Policia, Prokuroria kishte hapur një çështje për këtë gjë. Atëherë unë vendos të vij që të sqaroj pozicionin tim në të cilin ndodhesha.

Bruna: Nëse vendos të vije duhet të kishe një thirrje nga oficeri i policisë gjyqësore, duhet të kishe një thirrje nga Prokurori.

Gëzimi: Mirë ç’rëndësi ka?

Bruna: Duhet ta kishe ose tek e fundit duhet të më kishe thënë përmes një telefonate: Bruna unë kam një problem. Jo ta marr vesh unë problemin nga televizori, të përfundoj në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të kem probleme të jashtëzakonshme më vonë.

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë Ardit, që motra e ka marrë vesh nga lajmet, që vëllai është dënuar dhe është futur në burg.

Gëzimi: Zoti Ardit, unë vij në 29 Shtator të vitit 2019 për këtë çështje, që të deponoj në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Eni Çobani: Me dëshirën e tij, gjë e cila është pak e rrallë në fakt.

Gëzimi: Vij për të deponuar atje pozicionin tim në të cilin ndodhesha. Çdo gjë shkoi në rregull.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte ndodhur?

Gëzimi: Kishte humbur një dosje në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelënë, atje ku unë kisha punuar.

Bruna: Më fal kush ishe ti që duhet të dilje dhe të kërkoje dosjet që humbasin në spitalin e Tepelenës, ishe një punonjës si gjithë të tjerët.

Gëzimi: Bruna unë nuk kisha faj që mos të vija.

Bruna: Nëse unë nuk kam faj, nuk marr rrugën nga Gjermania për të ardhur këtu. Unë vij këtu kur unë kam faj dhe jam e ngarkuar me faj.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Manchester United rikthehet tek fitorja, Djajtë triumfojnë në transfertën e Fulham

Manchester United ka siguruar një fitore minimale në transfertë ndaj Fulham, duke marrë pikë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Skuadra e Amorim, përsëri nuk...

Lajme të tjera

Web TV