Lëshohet urdhër-arresti për deputetin kosovar, pjesë e mashtrimit me 25 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.

Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I dënuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dënimit me burg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, arrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dënimit me burg”, tha Gashi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Arifi është i dënuar me një vite tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro.

Etem Arifin,është deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia e Ashkalive për Integrim.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Një zbulim në K2-18b ngjall shpresa për jetë përtej Tokës

Gjurmët e sulfurit dimetil në K2-18b: Shenja e mundshme e jetës në një ekzoplanet oqeanik 120 vite dritë nga...

Këmbimi valutor 21 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 85.9 lekë dhe do shitet me 87 lekë. Ndërkohë...

“Dje, sot dhe nesër”/ Egli dhe Gjesti shfaqen së bashku, ja dedikimi i veçantë

E gjithë vëmendja tashmë është tek çifti Egli dhe Gjesti, ku të dy pas daljes së tyre nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania...

Shpërthime të fuqishme në Sarandë, alarmohen qytetarët! Ndalohen nga policia dy të rinj

Dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e kaluar  në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe vizitorët në zonë. Ngjarja ka ndodhur...

Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet atmosferike të jenë relativisht të qëndrueshme në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV