Nelson Mandela, 28 vite burg pas arrestimit në 5 gusht 1962

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 5 gusht të vitit 1962 ai do të arrestohej dhe vetën në vitin 1990 do të shiijonte përsëri lirinë.

Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918. Ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore.

Nelson Mandela u lind më 18 korrik, 1918, dhe u rrit në Transkei – një ish-territor zezak afrikanojugor. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje. Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan.

Në vitin 1962, pikërisht në 5 gusht, ai u arrestua, u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie.

Në vitin 1964 ai u dënua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi.

Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.

Në vitin 1999, në moshën 85-vjeçare, Nelson Mandela tha se do të tërhiqej nga jeta publike. Megjithatë, ai vazhdoi të luftojë për të drejtat e fëmijëve. Në një vend të rrënuar nga konflikti racor, Nelson Mandela është parë si një udhëheqës i jashtëzakonshëm – si njeriu që e çliroi Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja duke e bërë një vend me më shumë paqe dhe mirëkuptim.

Lexo edhe :  Milano ndalon duhanin/ Asnjë cigare edhe në sheshe e rrugë

Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak.

Mandela ishte 4 herë i martuar dhe ka 6 fëmijë. Ai është i dekoruar me 50 çmime në mbarë botën. Nelson Mandela u dekorua edhe me çmimin indian civil “Bahrat Ratna” në vitin 1990, me të cilin janë dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.

Në vitin 2013 më 5 dhjetor, Nelson Mandela ndërron jetë në moshën 92 vjeçare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Transporti publik i Shqipërisë hyn më në fund në “Google Maps”

Shqipëria turistike e këtyre viteve të fundit ka qenë një surprizë për të huajt, që me befasinë e zbulimit...

Luhaten monedhat e huaja, kursi i këmbimit, 8 Janar 2025

Sot, më 8 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.9 lekë dhe shitet 95.2 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Zjarret shkrumbojnë Los Anxhelos, evakuohen banorët

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë...

Reshje shiu dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për sot, 8 janar 2025

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore...

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat e vjetra dhe duke importuar...

Lajme të tjera

Web TV