Veni, vidi, visage/ Specialisti i realitetit virtual rikrijon portretet e perandorëve romakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daniel Voshart përdori dokumente historike, buste dhe mësime makinerish për të krijuar ngjashmëri hiper-reale të disa prej burrave më të fuqishëm në histori.

Nuk ka mungesë të letërsisë dhe kulturës pop kur bëhet fjalë për historinë e pasur të Romës. Qoftë kjo një seri HBO apo tregime historike në dukje të panumërta të sundimtarëve të kaluar. Imagjinata dhe magjepsja e shoqërisë me këtë segment të historisë është shumë e gjallë. Si pjesë e një projekti në karantinë, specialisti i realitetit virtual Daniel Voshart rindërtoi imazhe realiste të sundimtarëve romakë-dhe mahniti internetin përgjatë procesit. U deshën disa mjete si Photoshop, dhe natyrisht të dhëna nga historia. Nga Augustus-i i famshëm, Tiberius-i famëkeq, Caligula joshës dhe Nero, deri tek Probus, Carus, Karinus dhe Numerian, këto janë ndoshta portretet më realiste të perandorëve romakë.

54 portrete

Me ndihmën e mjetit të bazuar në inteligjencën artificiale, Artbreeder, krahas Photoshop-it dhe përmendjeve të ndryshme letrare, Voshart ishte në gjendje të krijonte ngjashmëritë më të mira të perandorëve romakë. Ai thotë se ekzaminoi më shumë se 800 buste, të cilat përfshijnë perandorët e Principatës midis 27 B.C dhe 285 A.D. Ekziston edhe një botim i kufizuar për përpjekjet e specialistit.

Si funksionon

Voshart shkroi se parimi kryesor që drejtoi tërë përpjekjen artistike ishte rrjeti gjenerues kundërshtar, i cili është një formë e të mësuarit të makinerive. Nëpërmjet referencave të tij të kryqëzuara që përfshin shikimin e monedhave dhe leximin e dokumentacionit historik të këtyre sundimtarëve, Voshart krijoi portrete të 54 perandorëve. Ato duken shumë realiste dhe të orientuara drejt detajeve. Për shembull, portreti i Elagabalus (ose Heliogabalus) i dinastisë Severan është bazuar tek dëshmitë historike, i cili, e sundoi Romën në moshën 14-vjeçare.

Lexo edhe :  Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Në mënyrë të ngjashme, portreti i rikrijuar i Septimius Severus tregon një perandor me fytyrë të errët, me kaçurrela të trasha. Për këto që është i njohur me këta emra, portretet ofrojnë një vështrim më të afërt të këtyre burrave të fuqishëm nga një prej qytetërimeve më me ndikim në tokë. Për më tepër, Voshart mund të mos e ketë menduar këtë, por portretet e krijuara me programe gjithashtu duket se shkatërrojnë vizualizimin e perandorëve romakë në kinematografi. Marcus Aurelius dhe Commodus, të portretizuar nga aktorët Joaquin Phoenix dhe Richard Harris, nuk ngjajnë aspak me figurat e Principatës. Kësisoj, as Mel Gibson nuk duket si William Wallace. Megjithatë, në mënyrë të çoroditur, tani ka një monument të William Wallace në Stirling, Skoci, që duket si Mel Gibson…

Anti-romanticizëm

Gjatë viteve të kaluara, historia romake është shoqëruar me polemike dhe revizionizëm të hapur falë qosheve të internetit. Projekti i Voshart qëndron i vendosur kundër tij. Ideja nuk është që të romantizohen ose vendosen këta sundimtarë në piedestale heroike, por të japin një vështrim më të detajuar dhe më të nuancuar në të kaluarën. Voshart thotë se ai është orientuar drejt busteve “ku perandori është stereotipisht i shëmtuar” në mënyrë që të shmangte çdo zbukurim. Në fund të fundit, artistët në atë kohë ishin më të predispozuar të mashtroni sundimtarin se sa ta përshkruanin me të vërtetë pamjen e tyre të jashtme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard...

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Lajme të tjera

Web TV