“Për nderin e familjes”, vëllezërit pranojnë vrasjen e taksistit dhe rrëfejnë arsyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëllezërit Shera të arrestuar për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, pas arrestimit nga policia kanë pranuar krimin.

Ata kanë thënë se e kanë bërë gjithçka për të shpëtuar nderin e familjes, duke e akuzuar viktimën për veprime të pahijshme.

“Shkonte në shtëpinë e një të afërmes tonë. I kërkuam që të hiqte dorë, por s’dëgjonte. Ishim konfliktuar dhe më parë. Shkonte kur ne nuk ndodheshim aty”, kanë thënë para hetuesve Sajmir Shera 30 vjeç dhe Arsil Shera 20 vjeç.

Sipas tyre, krimi ndodhi pasi nuk kishin arritur që ta bindnin të moshuarin që të hiqte dorë nga e afërmja e tyre.

Dy vëllezërit Shera akuzohen se e vranë me breshëri kallashnikovi taksistin që punonte në të zezë, jashtë mjetit të tij, në rrugën nacionale Fushë Krujë- Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, për tu zhdukur më tej.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin tip ‘Volkswagen’, të cilin e kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV