Shpërthimet në Bejrut/Libani shpall gjendjen e jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Libanit shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut pas shpërthimeve vdekjeprurëse të së martës në portin e tij.

Gjithashtu,  qeveria vendosi që zyrtarët e portit të qëndrojnë në arrest shtëpiak, veçanërisht ata që janë përgjegjës për kontrollin e materialeve shpërthyese.

Sipas ministrit libanez të Informacionit, Manal Abdelsamad, gjendja e jashtëzakonshme do të jetë efektive për dy javë duke filluar nga 4 gushti, me mundësi të zgjatjes së saj.

Abdelsamad tha se siguria e kryeqytetit do të jetë nën autoritetin dhe përgjegjësinë e ushtrisë libaneze.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Mohammed Fahmi, tha se hetimi për shpërthimin do të jetë transparent dhe do të zgjasë për pesë ditë, ndërsa ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Qeveria po ashtu njoftoi një paketë lehtësimi për ata që u prekën nga shpërthimi, duke u siguruar strehim njerëzve dhe duke krijuar fonde për shpenzimet spitalore të të plagosurve.

Nga Ministria e Çështjeve Publike po ashtu u kërkua të bëjë atë që është e nevojshme për të siguruar eksporte dhe importe në doket në Saida dhe Tripoli.

Nga Komisioni i Lartë i Ndihmës në Liban qeveria kërkoi t’u sigurojë shtëpi qytetarëve të cilëve iu shkatërruan rezidencat gjatë shpërthimit si dhe të hapë shkolla dhe hotele nëse do të ishte e nevojshme.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.

Kryeministri Hassan Diab të mërkurën e shpalli “ditë zie kombëtare”./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në...

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

Lajme të tjera

Web TV