Liban/ Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës, protesta të përgjakshme në Bejrut (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me qindra libanezë janë mbledhur ditën e sotme për të kujtuar shpërthimin katastrofik që ndodhi në Portin e Bejrutit një vit më parë. Ndërsa bëri thirrje për drejtësi, një klerik i lartë i krishterë kërkoi të bëhej e ditur se pse kimikatet shpërthyese ishin magazinuar në kryeqytet.

Ndërsa zhvilloheshin shërbimet përkujtimore në port, në drejtim të protestuesve u hodh ujë me presion dhe gaz lotsjellës, pasi këta të fundit gjuajtën me gur drejt forcave të sigurisë pranë parlamentit.

Për pasojë, sipas Kryqit të Kuq, tetë persona mbetën të plagosur.

Kujtojmë se shpërthimi i një viti më parë, i cili është më i fuqishmi jo-bërthamor i regjistruar ndonjëherë, u mori jetën më shumë se 200 personave dhe la të plagosur mijëra të tjerë. Tronditja u ndje deri në Qipro, që ndodhet më shumë se km larg.

Një vit që nga fatkeqësia e shkaktuar nga një sasi e madhe e nitratit të amonit të mbajtur në port për vite, asnjë zyrtar i lartë nuk është vënë përpara përgjegjësisë, duke bërë që shumë libanezë të revoltohen ndërsa vendi është duke kaluar në kolaps financiar.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV