Pandemia/Shënohen 6 viktima në 24 orët e fundit

Janë shënuar 6 viktima për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues.

Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ndërkohë, për 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 127 raste të reja me COVID-19.

la.mi/Fjala.al