75 vjet nga bombat në Hiroshima dhe Nagasaki, ja çfarë shkruan studiuesja Albana Lifschin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot bëhen 75 vjet që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këtë moment dramatik të historisë botërore e ka përkujtuar dhe studiuesja Albana Lifschin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë një kronologji të ngjarjes. Ajo thekson se nëse bomba atomike do bëhej më parë nga Hitleri kjo do qe fatale për njerëzimin.

Postimi i plotë:

Bomba atomike (Tmerri qe pa bota 75 vjet me pare)

Në vitin 1933 Albert Ajnshtajni erdhi në Amerikë. Ai ishte ndër të parët hebrej që la Gjermaninë për t’i shpëtuar persekutimit hitlerian. Shkencëtari i madh kishte dijeni se Hitleri po përpiqej për krijimin e një arme sekrete shkatërruese. Në se ai do t’ia dilte në krye, kjo do qe fatale për njerëzimin. Ky ishte mesazhi që zbuluesi i teorisë së relativitetit i solli presidentit Ruzvelt nga Evropa.

Presidenti bisedoi me grupin e shkencëtarëve dhe e pa të arsyshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta bënin armën sekrete para Hitlerit. Për prodhimin e bombës atomike filluan punën sëbashku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Ato shpenzuan 2 bilion dollarë. Sot kjo shumë do ishte e barabartë me 20 bilion dollarë. Projekti u zhvillua nën emrin e koduar “Manhattan Project” dhe u mbajt aq sekret sa madje as zevendespresidenti Harri Truman nuk dinte gjë për të. Shkencëtarë të shquar nga të tre vëndet punuan 3 vjet e gjysëm për prodhimin e saj. Për realizimin e këtij projekti u punësuan 65 mijë vetë.

Pas vdekjes së Ruzveltit, Harri Truman mendonte i kënaqur se mund ta përdorte këtë bombë të fuqishme jo vetëm kundër japonezeve për t’i dhënë fund luftës por njëkohësisht edhe për të trembur rusët. Komunizmi duhej të kufizohej brënda kufijve egzistues e të pengohej përhapja e tij.

Ne fillim të gushtit 1945 filluan përgatitjet për hedhjen e bombës atomike. Drejtuesi i avionit e kishte quajtur aeroplanin që do mbante bombën e tmerrshme me emrin e nënës së tij Enola Gay.

Vetë bomba mbante një emër të çuditshëm “Little boy”. Për të evituar çdo të papritur pjesët detonuese të saj do të montoheshin pasi avioni të ngrihej në ajër. Hiroshima, qyteti ku zhvillohej industria e luftës u zgjodh për hedhjen e bombës.

Lexo edhe :  17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

Në 6 gusht të vitit 1945 në një ditë me diell ushtria japoneze ishte e gjitha në fushë duke bërë stërvitje. Brënda dy minutave pas lëshimit të bombës atomike mbi qytetin japonez të Hiroshimës ushtria nuk egzistonte më. Atë ditë vdiqën nga bomba 78 mijë njerëz. 100 mijë tetjerë u plagosën. Një ditë më parë mbi qytet ishin hedhur 700000 fletushka që paralajmëronin popullsinë për katastrofën që do të ndodhte por paralajmërimet nuk u morën seriozisht.. Edhe vetë pilotët e avionit që lëshuan bombën tek shikonin atë lëmsh të zjarrtë nuk u besonin syve. Asnjëri nga ata nuk e dinin se çfarë pikërisht kishte për të ndodhur pas hedhjes së asaj bombe. Ata kishin klithur në habi: My God!

Tre ditë më pas, në 9 gusht një tjetër bombë u lëshua. Këtë radhë në portin e Nagasakit. U përsërit edhe një herë ai tmerr, zjarr, erë shi dhe rrezatim.
Përdorimi i bombës atomike provoi se ajo qe një armë me një efekt
shkatërrues të jashtëzakonshëm. Japonia u dorëzua. Nënshkrimi i aktit u bë në bordin e anijes luftarake ‘Missouri’ ku gjenerali japonez
Yoshijiro Umezu firmoste dorëzimin para gjenerali amerikan
Dagllas Makarthër (Douglas MacArthur). Në 15 gusht 1945
perandori japonez Hirohito mbajti për herë të parë një fjalim publik ku i bënte thirrje popullit të vet të pranonte paqen ashtu siç i ofrohej. “Ka ardhur koha që të durojmë të paduruarën”-tha ai.

Shumë oficerë japonezë hynë forcërisht në pallatin e perandorit, i vunë zjarrin shtëpisë së kryeministrit dhe kryen vetëvrasje.
Përdorimi i bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki shënoi fillimin e erës atomike, monopolin e së cilës e kishte Amerika.

Në 1988 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një fuqi nukleare të atillë sa e tërë bota mund të fshihej nga faqja e dheut jo një herë, por disa herë. Bashkimi Sovjetik nga ana e tij gjithashtu zhvilloi arsenalin e armeve nukleare. Si një re e zezë, kërcënimit atomik qëndronte i varur mbi botë.
(Albana Melyshi Lifschin “Udhetim ne historine e Amerikes” 2003, ribot.2006, 2010″

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV