Rama homazh për Vedat Kokonën: Një ndër pedagogët më të admiruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar përmes një homazhi, Vedat Kokonën, shkrimtari, përkthyesi dhe leksikologu shqiptar i shekullit të 20-të.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e vlerëson figurën e tij si “një nga personalitetet më kozmopolite të letrave tona të shekullit XX”.

“Themelues i Revistës Letrare, me Kutelin e të tjerë, Vedat Kokona ishte mëkuar qysh i ri nga universi i paanë i fondeve leksikore, e kësisoj ky fanatik i Larousse-it numërohet sot mes hartuesve më të suksesshëm të disa fjalorëve dhe metodave të artit të të shkruarit, sikundër edhe një nga pedagogët më të admiruar nga brezat.

Mjafton edhe vetëm kjo foto e këtij princi të gjuhëve, për t’u joshur në zbulimin e jetës së tij romaneske dhe zhytyr në leximet e letrave që ai la në thesarin e kulturës sonë.
Çfarë zotërie!”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

HOMAZH

VEDAT KOKONA «na lundron me një këpucë zonjëje në dallgët e etherit. Mikrokozmosi ynë nuk i pëlqen aq shumë dhe preferon të shëtisë nëpër stratosferë në bishtin e ndonjë ylli të këputur, që vjen rrotull në vetmi pa iu bindur ligjit të gravitetit. Kur mërzitet së dëfryeri nëpër komete e yje, i ka ënda të jetojë në gjirin e nymfave e të nereidave. Pra, anakronik se anakronik »

Ja kështu e shihte vetveten me përkëdheli autori autoironik i këtyre rreshtave, kur ende nuk i kishte mbushur të tridhjetat.

I lindur 107 vjet më parë në Izmir të Anatolisë, në një familje kadilerësh prej Gjirokastre, Vedat Kokona ishte edhe një nga personalitetet më kozmopolite të letrave tona të shekullit XX.

Sot ai fle në paqe mbi dafinat e merituara të Urdhërit të Arteve dhe Letrave e mbi Palmat Akademike, me të cilat u nderua nga Franca mirënjohëse, mëma e arteve dhe e letrave siç e quante i madhi Ronsard.

Lexo edhe :  Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

Natyrë e parapjekur, “précoce” siç do ta thoshte vetë në frëngjishten e tij sublime, Vedat Kokona, i pajisur me një “bac philo” nga Liceu i Korçës dhe një diplomë në drejtësi në Paris, u ushqye nga kultura franceze, por si gjirokastrit i mirë nuk ia fali asaj të tërë pjesën e luanit.

Shkruajti në shqip romane, poema dhe artikuj, përktheu vepra botërore nga anglishtja dhe rusishtja, e u dhuroi lexuesve të huaj, në gjuhët e tyre, thesaret e Naimit, Nolit, Lasgushit e me radhë.

Themelues i Revistës Letrare, me Kutelin e të tjerë, Vedat Kokona ishte mëkuar qysh i ri nga universi i paanë i fondeve leksikore, e kësisoj ky fanatik i Larousse-it numërohet sot mes hartuesve më të suksesshëm të disa fjalorëve dhe metodave të artit të të shkruarit, sikundër edhe një nga pedagogët më të admiruar nga brezat.

Mjafton edhe vetëm kjo foto e këtij princi të gjuhëve, për t’u joshur në zbulimin e jetës së tij romaneske dhe zhytyr në leximet e letrave që ai la në thesarin e kulturës sonë.
Çfarë zotërie!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çim Peka “harron” Ramën, e gjen problemin te Linda Rama: E shkëputur nga realiteti

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë më parë, ka dhënë një intervistë për revistën “NEWSBOMB” ku...

Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo më 14 Gusht në Pirg të Maliqit. Adoleshenti u qëllua me...

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Lajme të tjera

Web TV