Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të mungesës së reshjeve, përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës dhe rrethinës, mund të përballen me një krizë të ujit të pijshëm, thonë zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal “ Prishtina”.

Ata sqarojnë se në këto momente, ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë.Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të vendit, përfshirë kryeqytetin.

Drejtori ekzekutiv i tij, Ilir Abdullahu tha se nëse vazhdon mungesa e reshjeve, gjatë ditëve në vijim, kompania do të fillojë të zbatojë masat e reduktimit. “Nëse nuk ka reshje, rezervat e ujit nuk janë shumë premtuese. Në Batllavë dhe Badovç, niveli i ujit ka rënë me 10 metra. Siç po shihet edhe gjatë kësaj jave mundësitë e reshjeve janë të pakta, ndaj situata nuk ndryshon, në të ardhmen mund t`i drejtohemi një krize”, tha Abdullahu.

Sipas tij, edhe pse tani është arritur të ruhet një furnizim me ujë për 24 orë, tanimë ka nisur plani për fillimin e reduktimeve, aty ku ekzistojnë mundësitë teknike, në mënyrë që të menaxhohen nivelet aktuale të ujit. Edhe në Shoqatën e Ujësjellësve të Kosovës (SHUKOS), pohojnë se mungesa e reshjeve, ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por më e rëndë gjendja, sipas kësaj shoqate, paraqitet në Komunën e Gjilanit, e cila që nga mesi i vitit të kaluar është përballur me një mungesë të ndjeshme të madhe të rezervave të ujit. Në këtë komunë tashmë janë duke u zbatuar reduktimet

Të fundit

Guximi u shpërblye/ Meloni e lumtur me ndihmën e BE për qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Plani i ri i Giorgia Melonit për qendrat e emigrantëve në Shqipëri është pritur mirë në Bruksel, ku Komisioni...

TRAGJIKE! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

Një shpërthim në një minierë në Asturia, në Spanjën veriore të hënën në mëngjes ka vrarë pesë persona dhe ka lënë katër të plagosur. Punëtorët...

Zgjedhjet e 11 majit/ Analisti Leka: Pasaporta europiane, kali i betejës së Ramës

Analisti Martin Leka thotë se pasaporta europiane, të cilën Edi Rama e premton, është kali i betejës së kryeministrit, për zgjedhjet parlamentare të 11...

Shtyhet afati për Deklaratën ‘DIVA 2024’/ Ja data e re për tatimpaguesit

Shtyhet afati për dorëzimin e Deklaratës 'DIVA 2024', e njoftuar fillimisht për ditën e sotme. Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj ka njoftuar nëpërmjet një postimi...

Berishës i duhet La Civita për 12 majin

Nga Mero Baze Më shumë se një muaj më parë u bë lajm fakti që Berisha ka marrë këshilltar fushate dikë që ka punuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV