Nis verifikimi i Ismailajt/ Prokuroria kërkon gjurmët e gishtave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për gjurmët e gishtërinjve për kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt nëse ka qenë i dënuar më parë në shtetin grek.

Në kërkesën e drejtuar kryebashkiakut, prokuroria saktëson se gjurmët e gishtave fillimisht do t’i merren nga ADISA.

Akuzat

Ishte Partia Demokratike ajo që hodhi në fillim akuzën ndaj Qerim Ismailajt se ky i fundit ishte i dënuar më parë në shtetin grek.

Në dokumentet e publikuara prej saj rezulton se kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Sipas dokumenteve, Qerim Ismailaj rezulton se është dënuar në Greqi me 3 vjet burg.

Partia Demokratike thekson se bëhet fjalë për një dokument-vërtetimi me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, ku Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Sipas dokumentit, ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Nga ana e tij, Ismailaj i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka qenë i dënuar apo të jetë akuzuar për vepra penale që janë publikuar nga Partia Demokratike. /Fjala.al/

Të fundit

Do vazhdojnë shoqërinë apo do jenë kundërshtarë? ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, duket se një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti, “krisi” shoqërinë...

Tragjedi në Kosovë, tre fëmijë humbin jetën pas shembjes së banesës

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës pasi tre fëmijë kanë humbur jetën. Ata janë zënë poshtë pasi u shemb një banesë...

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV