80 vjet në fund të detit, historia e pabesueshme e shishes së Whisky-t e dalë në ankand

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shkurt të vitit 1941, një anije britanike, u shkatërrua dhe përmbyt pas përplasjes në brigjet e Eriskay, një prej ishujve të Hebrides në Skoci.

Në bord ishin mallra tregtare të ndryshme. Sidoqoftë, nëse kishte një send të spikatur në inventarin e anijes, me siguri ishte uiski: 264,000 shishe.

Vendasit shpëtuan atë që mundën nga anija, por bykja e anijes shpërtheu dhe ajo u fundos në fund të detit.

Nga ato 264,000 shishe mbetet vetëm një, e gjetur në 1987 nga zhytësi profesionist George Currie. Dhe dje ishte dita e fundit për të bërë ofertën në  ‘Ankandin e Madh Skocez’ të Whisky.

Sipas uebfaqes, oferta e fundit që shishja ka marrë është 6,655 euro, një shifër mjaft e lartë, veçanërisht nëse merret parasysh që blerësi nuk do të jetë në gjendje të shijojë një pikë të këtij uiski, pasi shtëpia ankande paralajmëron se “nuk është i përshtatshëm për konsum njerëzor”.

Sidoqoftë, blerësi jo vetëm që do të fitojë shishen, por do të marrë gjithashtu një helmetë zhytjeje dhe disa tulla nga anija e mbytur.

Shumë besojnë se ka ende shishe të tjera të fshehura. Në të njëjtin vit që George Currie gjeti shishen, një zhytës tjetër gjeti 8 kopje, të cilat ai përfundoi duke shitur për 11.875 €.

Përveç kësaj, anija transportonte edhe 290,000 fatura me vlera të ndryshme, shuma e së cilës vlerësohet të ketë një vlerë prej  8,482,550 euro. Disa prej tyre u transferuan në banka të ndryshme dhe u shkëmbyen në paund.

Pasi u shfaqën në banka të ndryshme në Liverpool, Londër dhe Shtetet e Bashkuara (mes vendeve të tjera), qeveria angleze njoftoi se 211.267 prej tyre ishin rikuperuar./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

 

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV