Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama ka folur për rëndësinë e paketës anti-shpifje që pritet të miratohet sot. Ai ka qënë e vendosur në fjalën e tij duke u shprehur se ky ligj do të kalojë sot.
“Ky ligj do të kalojë sot, dhe do t’i japë vetëm një istrument të thjeshtë çdo individi i cili pasi del nga dera e shtëpisë dhe është i përlyer me baltë, të ketë një adresë ku të ankohet.”, u shpreh kryeministri.
Më pas ai tha se nuk do e lërë me kaq dhe nuk do merret me Amën pasi do i drejtohet Gjykatës.
“Këta qytetarë të cënuar duhet të shprehen se këtë baltë që ju kanë hedhur të mos ju hidhet më. Unë nuk do merrem me Amën. Kjo çështje do shkojë në Gjykatë. Këta do vijnë ta provojnë në Gjykatë se këto që kanë thënë janë të vërteta. Janë bërë deri tani 60, mund të bëhen edhe 600, këta do vijnë në gjykatë për ta provuar., -tha Rama në fjalën e tij në Kuvend.
Si përfundim ai ka falenderuar dhe ka shprehur se gjithë shqiptarët kanë në dorë një isntrument të cilin do e vënë në dispozicion pas Vitit të Ri.