Mercedes-Benz thirrje: 30.000 makina duhet të rikthehen, janë rrezik për aksidente

Më shumë se 30.000 makina të kompanisë ‘Mercedes-Benz’ pritet të tërhiqen nga tregu nga frika e një aksidenti që mund të shkaktohet nga çatia e makinës.

Kompania gjermane kërkoi manufakturimin e modeleve C, CLK, CLS dhe E Class të prodhuara ndërmjet viteve 2000 dhe 2010, pasi zbuloi defektin këtë javë.

“Jetëgjatësia e lidhjes mes panelit të çatisë së xhamtë të makinës dhe panelit që e lëviz atë mund të mos jetë në standardet e duhura në disa makina,” deklaroi kompania. Ka.Li/fjala.al