Ngacmon seksualisht pacienten në spital, arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përsëri një skandal seksual për ish-ministrin i Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas Express, këtë herë nderkohë që ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.

Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Policisë së Kosovës.

Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar prej 16 ditësh. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Sipas burimit, ajo Ajo ka thirrur sigurimin dhe policinë.

Konfrimim vjen edhe nga Prokuroria e Pejës.

Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Gjithashtu lidhur me rastin ka njoftuar edhe policia në raportin 24-orësh.

SULM SEKSUAL-Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.

Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pushuar nga puna, për shkak se ndaj tij ishte ngritur një aktakuzë për ngacmim seksual.

Lexo edhe :  Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

ru.do/ Fjala

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV