Ura e Vashës/ 10 kamionë të tonazhit të rëndë testojnë cilësinë e saj (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të urës së Vashës, pjesë e Rrugës së Arbrit, ka nisur testimi i saj. Disa kamionë të tonazhit të rëndë kanë lëvizur në këtë urë, e cila kalon mbi lumen Mat dhe cilësohet si më e larta në rajon, 152 m.

Ura e Vashës bashkon arterien e rrugës së Arbrit që lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore siç është kromi nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe...

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali...

Efektivi i Lezhës në video duke pirë kokainë? Policia: E kemi përjashtuar prej një muaji

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video të publikuar një ditë më parë ku një efektiv policie shihej duke konsumuar lëndë narkotike...

“Jetojmë me ujë dhe sheqer”, palestinezët e dëshpëruar dynden për të marrë ushqim

Gaza po përjeton krizën më të madhe të urisë. Për herë të parë në dy muajt e fundit, kamionët me ndihma në Rripin e...

Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës/Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq...

Lajme të tjera

Web TV