Aksidentohet djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Mediat kosovare shkruajnë se Endrit Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në momentin që është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu. Në aksident janë përfshirë tre automjete.

Endrit Thaçi është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është kthyer në banesën e tij.

Një tjetër person i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ende në spital. Identiteti i tij nuk dihet.

Shkaku i këtij aksidenti nuk dihet, pasi të dhënat e bëra publike nga policia e Kosovës janë shumë të pakta.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut./Ar.Ha/Fjala.al/

Të fundit

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja në det e mjeteve...

Lajme të tjera

Web TV