Kukësi s’ka të ndalur, afron mbrojtësin nga Bosnja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësi është një prej skuadrave më aktive të Superligës në merkato. Sot ajo ka zyrtarizuar afrimi e mbrojtësit boshnjak Kenan Horiç, i cili ka firmosur kontratën me verilindorët dhe është nisur menjëherë drejt Tropojës, për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.

Horiç është afrimi i shtatë i bluve gjatë kësaj vere, pasi më herët kanë nënshkruar me skuadrën portieri Angelo Tafas, mbrojëtsin Redon Dragoshi, mesfushorët Bruno Telushi e Albin Gashi dhe sulmuesit Zenel Gavazaj e Patrick Eze.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar pritet të shtojë ndjeshëm cilësinë dhe eksperiencën në formacionin e skuadrës së Gegës, pasi ka një CV mjaft të pasur, duke qenë se në karrierën e tij ka luajtur edhe për skuadra me emër si Domzale në Slloveni dhe Antalyaspor në Turqi.

Së fundi Horiç ka qenë pjesë e skuadrës së mirënjohur boshnjake Celik Zenica, ndërsa prej ditës së sotme do të jetë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega, për t’u përgatitur për ndeshjet eliminatore të Europa Leagues.

Kujtojmë që Kukësi do të përballet më datën 27 gusht me bullgarët e Slavias së Sofias në sfidën e vlefshme për turin e parë eliminator të Europa Leagues, ku synimi i verilindorëve është kalimi i të paktën një turi./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Lajme të tjera

Web TV