Arrestohet krahu i djathtë i Orgest Bilbilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës mesditën e sotme ka vënë në pranga të shumëkërkuarin Aterio Kaloshin, i cili jetonte me Orgest Bilbilin, në një apartament në zonën e Brrylit.

Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë një aksioni të ndërmarrë nga policia në Qesarkë.

Kaloshi u arrestua së bashku me Meardi Berberin, person i shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes për atentatin e ndodhur në hotel “Volorek”, mëngjesin e 8 gushtit. Sipas informacioneve mësohet se gjatë këtij operacioni dy të arrestuarve i ka sekuestruar edhe armë.

Kaloshi i shpëtoi policisë mesditën e 10 prillit ku në pranga u vu shoku i tij, Orgest Bilbili, i cili po lëvizte me kapuç në kokë gjatë periudhës së izolimit. Polici e ndoqi dhe më pas e qëlloi me plumb në këmbë për ta neutralizuar, duke bërë më pas të mundur edhe arrestimin e tij.

Kaloshi, i cili jetonte në një apartament me Bilbilin arriti t’ia mbathë. Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh., e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste Kaloshit.

Sipas policisë dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal. Dy të rinjtë dyshohet se kanë marrë pjesë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit.

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV