Radhët e gjata në Kakavijë tensionojnë situatën, qytetarët bllokojnë rrugën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situatë e tensionuar paraqitet ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në të cilën janë krijuar radhë thuajse 20 kilometra.

Emigrantë shqiptarë që presin të kthehen në Greqi, prej orësh tashmë janë bllokuar në trafikun e krijuar, duke sjellë një situatë të tensionuar paraditen e sotme.

Ata kanë zbritur nga mjetet dhe kanë bllokuar rrugën, teksa kërkojnë që të kalojnë kufirin.

Qytetarë të shumtë e kanë gdhirë natën në kufi, pas mbylljes së pikës së kalimit në orën 22.00. Kjo ka bërë që në shenjë proteste ditën e sotme të bllokojnë rrugën, duke mos lejuar asnjë mjet që të kalojë.

Po ashtu ata kanë debatuar me policinë kufitare, duke kërkuar zgjidhje.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Lajme të tjera

Web TV