“Që shoqëritë të jenë më paqësore”, Ambasada e SHBA prezanton planin e DASH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ku ka prezantuar planin e Departamentit Amerikan të Shtetit për nisjen e një nisme të rëndësishme që fuqizon rolin e gruas në të njëjtat fusha si burrat.

“Që shoqëritë të jenë më paqësore dhe të zhvilluara, gratë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë tërësisht në komunitetet e tyre. Departamenti i Shtetit njoftoi nisjen e Planit të Veprimit të Shtyllës së Tretë, i cili përfshin veprime konkrete në përgjigje të kufizimeve në pesë faktorë themelorë: mundësinë e grave për të pasur qasje në institucione, për të ndërtuar kapital, për të zotëruar dhe administruar prona, për të udhëtuar lirisht dhe për të punuar në të njëjtat fusha dhe punë si burrat.

Përmes këtij plani të ri dhe dinamik, Departamenti do të zbatojë zgjidhje efikase për të hequr pengesat në politika, ligje, rregullore dhe praktika, për të ndihmuar gratë të kenë një rol kuptimplotë në ekonomi si aktorë të barabartë ekonomikë.

Mësoni më shumë rreth qasjes së Departamentit ndaj Nismës Globale për Zhvillimin dhe Përparimin e Grave të udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë në: www.wgdp.gov”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Temperatura deri në 36 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti...

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë së gjumit Mjalti stimulon prodhimin e...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Lajme të tjera

Web TV