Braktis Top-Channel, pas karrierës 17-vjeçare, Xhemi Shehu?

Ende me arsye të pakonfirmuar moderatorja e njohur e spektaklit të humorit “ Portokalli”, në Top Channel lë në kureshtje fansat në lidhje me zërat që qarkullojnë , për largimin e saj nga ky ekran.

U bë kohë që në media përflitej se Shehu do të hiqte dorë nga prezantimi i emisionit të humorit “Portokalli” , por asgjë konkrete nuk ndodhi dhe ajo u pa sërish duke e moderuar sezonin që sapo kaloi.

A është kjo “Po” një konfirmim? Fansat presin me padurim te mësojnë më tepër.