A transmetohet përmes ushqimit koronavirusi? OBSH jep përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e  Shëndetësisë përpiqet të qetësojë të gjithë ata që janë të shqetësuar dhe mendojnë se koronavirusi mund të trzansmetohet nga ushqimi.

Deklarata e bërë nga OBSH vjen pasi autoritetet kineze thanë se kishin gjetur gjurmë të koronavirus te krahët e pulës të importuara nga Brazili.

“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimi, paketimi i tij, apo dërgesat me porosi. Ka shumë arsye përse duhet të mbrohemi dhe duhet ta gatuajmë siç duhet ushqimin; ka shumë kontaminues të tjerë, por nuk duhet ta konsiderojmë si një rrezik covid-19, në këtë aspekt”, tha deklaruar Mike Ryan, përfaqësuesi i OBSH.

Komentet e tij vijnë pasi dy qytete në Kinë kanë thënë se gjurmët e koronavirus janë gjetur në ushqim të importuar të ngrirë dhe në paketime të ushqimit, duke ngritur shqetësime se ushqimi i infektuar mund të shkaktojë edhe shpërthime të reja.

Më shumë se 20,69 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri në të gjithë botën ndërsa viktimat janë gati 750 mijë.

Pengimi i kthimit të vatrave në transmetim komunitar, është çelësi për frenimin e pandemisë sipas ekspertit të OBSH, Ryan. Sipas tij bota mund të jetë vetëm në fillim të stuhisë, sepse vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale është ekspozuar ndaj virusit.

ru.do/ Fjala

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV