Tre të arrestuar brenda 5 orësh/ Policia del me apelin e fortë, nxjerr këto pamje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vijuar me kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë prej disa orësh, me radar, për të parandaluar shpejtësinë e cila është rrezik potecial për përfshirjen në aksidente me pasoja për jetën.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm, janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 149 km/h – 156 km/h në rrugën Interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë.

Po gjatë monitorimit me radar dhe patrullim, në rrugën interurbane janë vendosur 11 masa për shpejtësi pa masë plotësuese dhe 5 masa për manovra të rrezikshme në rrugë si dhe 2 masa maksimale pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Njëkohësisht në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe në hyrje- daljet e tij kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me aparatin alkool testues, ku për afro 5 orë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, nga të cilët dy janë kapur duke drejtuar mjetet pa Leje Drejtimi dhe 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.26 mg/l deri në 0.47 mg/l

Po në vijim të kontrolleve në kuadër të Planit operacional “ROADPOL GUSHT 2020”, gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes janë vendosur 289 masa administrative nga këto:

65 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mejtit,

39 për mos vendosje të rripit të sigurimit,

41 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë,

21 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

123 për parkime të gabuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por edhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Temperatura deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV