Xhaçka apel qytetarëve në Kakavijë: Kthehuni në banesa, do lejohet kalimi i një numri të kufizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka bërë apel qytetarëve të cilët prej katër ditësh janë në radhë për të kaluar Kakavijën, që të kthehen në banesat e tyre. Ministrja ka bërë thirrje që qytetarët e tjerë të mos i drejtohen pikave kufitare me Greqinë deri në normalizimin e situatës.

Mesazhi i Xhaçkës:

Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.

Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur.

Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3140603792641986

Të fundit

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u...

A do të ketë reshje shiu?/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Rama ndan fotot/ Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit të Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook foto nga ceremonia e akordimit të çmimit “Karli i Madh” (Charlemagne) për presidenten e Komisionit...

“Ishte si mall kinez”/ Paratë për LaCivita të shkuara dëm, nuk ndodhi asgjë.!

Analisti Martin Leka e komentoi angazhimin e LaCivita në fushatën e demokratëve si para e shkuar dëm. “Gjetja e opozitës, nëse shumën që nuk e...

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka: Nga administrata deri tek SHISH u shndërruan në patronazhistë

I ftuar në emisionin “Log.”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për shkelje flagrante të standardeve demokratike gjatë zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV