Bllokimi i emigrantëve në Kakavijë, Tabaku: Përse duhet një qeveri që s’merr përgjegjësi për situata të tilla?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjigja për deklaratën e kryeministri Edi Rama nga opozita, vjen nga ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Ajo akuzon se qytetarët në Kakavijë janë lënë të braktisur, nga një qeveri dhe një kryeministër që po përpiqet që të marrë benefitet e fundit të pushtetit në ikje. Ajo e mbyll deklaratën e saj me një pyetje, ku thotë se “përse duhet një qeveri që nuk merr përgjegjësi për situata të tilla.

“Sot kryeministri i vendit u përpoq t’i japë orë edukate morale shqiptarëve që vuajnë në lëkurë çfarë do të thotë të jesh pa shtet, pa mbrojtje, të trajtuar si gjedhë sepse më së paku janë braktisur.

Tetë vjet ky njeri që e quan veten kryeministër bën gjueti ku të gjejë fajtorin jashtë, kur nuk e gjen fillon orën e edukatës morale, lëndë që e mëson autodidakt duke bërë prova me durimin e shqiptarëve.

Shqiptarët paguajnë taksë për t’u shërbyer, askund nuk ka lënie në mëshirë të natyrës, as bullgarët as francezët me të cilët guxon t’i krahasojë duke tallur hallin e tyre që po kthehen me shpejtësi në Greqi për të punuar e për të mbajtur edhe familjet në Shqipërinë që e vjel po ky. Ky që e ka lëshuar qeverisjen dhe qeverinë, merr vetëm benefitet e fundit të pushtetit, me PPP, tendera, konçensione dhe privatizim të Shqipërisë! Katër ditë të lënë në rrugë, as dinë pse të kthehen, as nëse duhet të rrinë, ikin e vijnë në sakrificë, vuajtje dhe pasiguri mijëra e mijëra shqiptarë.

Askund si në Shqipëri papërgjegjshmëria dhe braktisja nuk ndodh si me qeverinë e Ramës, as të ikin nuk munden me dinjitet. Për çfarë duhet qeveria nëse nuk ka përgjegjësi dhe nuk merr përsipër asnjë zgjidhje në situata të tilla? Nuk duhet”, shkruan Tabaku,

Lexo edhe :  Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Kjo vjen si një përgjigje, për shkrimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se në këtë situatë nuk kanë faj autoritet shqiptare, por as ato greke.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV