Studiuesja shqiptare që jeton në SHBA, Albana Lifschin ka kujtuar se në vite më parë, në gazetën “Bashkimi” ndodhi një shkëmbim i gabuar diciturash nën dy foto të ndryshme të vendosura në krah të njëra tjetrës, në faqen kryesore.
Në njërën fotografi dukeshin disa lope të bëshme të fermës Xhafzotaj me gjinj të fryrë. Nën të qe shkruar:
“Delegacioni i miqve kinez që mbërriti ne aeroportin e Rinasit, këtë mëngjes. Delegacioni shoqërohej nga sekretari i KQ shoku Ramiz. Alia , ministri i jashtëm shoku Nesti Nase. etj etj.
Ndërsa nën foton me delegacion kinez qe shkruar:
“Lope race fermës Xhafzotaj që kohët e fundit kane dhënë rendimente të lartë në qumësht.”
Të tilla gabime në atë kohë mund të ishin dhe fatale, por sot ka ndryshuar shumë gjëra.
la.mi/Fjala.al