Përkujtohet masakra e Reçakut, nderojnë dhe diplomatët perëndimorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë përkujtohet masakra e Reçakut, e para 21 viteve, një nga shumë dëshmitë rrëqethëse të krimeve të forcave serbe me përmasa spastrimi etnik e gjenocidi kundër shqiptarëve.

Në 15 janarin e vitit 1999, në Reçak, 45 shqiptarë u rrëmbyen në shtëpitë e tyre e u masakruan në fshatin e tyre, ku granatimet me artileri të rëndë kishin nisur herët në mëngjes dhe banorët e ndodhur edhe nën rrethimin e hekurt të forcave serbe nuk mund të largoheshin.

Ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi në vendin ku ishin hedhur kufomat dhe e quajti aktin një masakër dhe krim kundër njerëzimit, të kryer nga forcat serbe.

Trupat e të vrarëve u varrosën në hyrje të fshatit dhe disa vite më vonë u ngrit një monument.

Sot, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përkujtuan në një deklaratë të përbashkët masakrën e Reçaku.

Në deklaratë thuhet se 21 vjet më parë “masakra që ndodhi në Reçak, çoi në fund në ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund katastrofës humanitare”.

Edhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, në një postim në rrjetet sociale përkujtoi masakrën e Reçakut. “Përkujtimi i këtyre ngjarjeve të dokumentuara na kujtojnë rëndësinë e paqes, drejtësisë dhe ripajtimit”, shkroi ajo.

Masakra e Reçakut në vitin 1999 shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe një muaj më vonë përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambuje të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Në mars të atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë nuk u nënshkrua nga Beogradi dhe NATO-ja filloi fushatën 78 ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Lexo edhe :  Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nxiti reagime të ashpra duke e mohuar masakrën e Reçakut.

Kosova doli nga lufta me mbi 12 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave.

 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV