Shkrimtari disident Uran Kostreci pësoi një goditje cerebrale, ja çfarë shkruajnë miqtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari disident Uran Kostreci pësoi një goditje cerebrale. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Pogradecit.

Lajmi për gjendjen e tij shëndetësore u dha nga anëtarë dhe miq të shoqërisë “Votra” në SHBA.

Lajmi për gjendjen shëndetësore të Uran Kostrecit u publikua në gazetën Dielli në SHBA. Shumë miq të shkrimtarit si: Beqir Meta, Nebil Çika, Neritan Sejamini publikuan në Facebook-ët e tyre lajmin për Kostrecin, gjithashtu thirrjen për t’i ardhur në ndihmë dhe për ta transportuar nga Spitali i Pogradecit në Tiranë.

Kujtojmë se Uran Kostreci është, shkrimtari disident, mjeshtri i soneteve, simboli i qendresës antikomuniste.

Një ditë para goditjes, Urani, mjeshtri i Soneteve, Uran Kostreci, përcolli sonetin më të ri në fb:
BREZI I RI I TRULLOSUR
Siç ndodh mbjell fidan shtrëmbër, në postat,
A pylli duke e ngjeshur e shtrënguar,
Bën që, filizi, pjerrtas shkon, anuar
E nuk drejtohet kurrë, nuk hedh shtat;
Ashtu nga kuqua brezi i ri dēm pat:
Rrena e komunistve i ka deformuar…
Kuqot thanë… Aleatve u qen’ bashkuar…
Po me sërb qenë e zbuan Aleatë!
Në Kosov, kuqot shkuan… vran kosovarë…
Që shtet tok me sërb… deshën… pse s’ thon vallë ?
S’ thon… Shqiprin dogjnë, atdhetar s’ lan gjallë !
Veç thon drejtimnë e duhur patën marrë !
E t’ rinjtë ende besojn kta gënjeshtarë,
Aq kokën, pesdhjet vjet, ua kan bër dhallë.

Kryetari i Shoqatës të Përndjekurve Politik të Shqipërisë, gazetari Nebil Çika, shkroi në fb: Gjithë jetën ftoi në duel vdekjen, duke sfiduar komunizmin në një Shqipëri me anemi të theksuar të Lirisë e në këmbë qëndroi…
Kësaj radhe ish vdekja që e ftoi në duel Uranin!
Urani e fitoi betejën me të edhe kësaj radhe.
E fitoi në emër të djalit që nuk e pati kurrë.
E fitoi në emër të sakrificës, tek tradhëtoi vehten e trupin e tij për ideal t’atdheut!
E fitoi, për të na mësuar se arbër është ai që lufton e fiton beteja deri në frymën e fundit, edhe në luftra të humbura!
Për t’u thënë pushtuesve se Shqipërisë i vodhët lirinë, kohën, por nuk e shuat e nuk do ta shuani kurrë rracën e pastër të Arbërit!
Virtytet e Arbërit i gëzon vërtet, Uran!!
Lutemi për shëndetin e Uranit!
Më pas në një mesazh tjetër Çika informoi se Urani ndodhej në spitalin 5 të Qendrës Nënë Tereza.
Dielli u lidh me të vëllanë Hasan Kostreci, i cili kishte komunikuar pak para goditjes cerebrale më Uranin.
Gjatë ditës së sotme Dielli komunikoi edhe me mikun e Uranit Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, i cili përcolli lajme të mira për Uranin,- ai ka reaguar gjatë ditës së sotme.
Urani, miku i shtrenjtë i Vatrës ndodhet i shtruar në Spitalin 5 në Tiranë. Lutemi për shëndetin e Tij!

Lexo edhe :  Disfata e 11 majit/ Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV