Agim Xheka: Rexhep Meidani, njeri i rrallë i kombit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Agim Xheka

I dashur miku im, shoku im, njeriu i rrallë i kombit tim,Rexhep Meidani. Unë që po të shkruaj sot me rastin e 76 vjetorit të lindjes, nuk bëj pjesë në figurat e shquara të atyre që sot nxituan se ndjenë apo u detyruan për kortezi të të uronin, e as jam nga ata e quajnë veten të rëndësishëm duke dashur të tregohen të afërt me Ju duke shkruar “a doni më për Belulin”, por jam një gazetar i thjeshtë që ndoshta as emrin e as fytyrën time nuk e keni të fiksuar.

Unë ju kam njohur dhe vlerësuar që në takimin e parë,në kohë të largëta kur ju ishit Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kur si gazetar i Radio Tiranës mu desh t’ju merrja një intervistë si shkencëtar i njohur,në ato vite. Nuk mund ta harroj kurrë atë ditë. Ju nguruat gjatë.

Ngurrimin tuaj, në fillim, e mora për mendjemadhësi,por pasi ju pranuat, mësova të kundërtën. Ju ishit mendjendritur,njeri i thjeshtë si vetë thjeshtësia,.. dhe i tillë keni mbetur në çdo hap të jetës tuaj,si në jetën Tuaj shkencore dhe në atë politike,por ajo që Ju jep më shumë vlera është që mbetët NJERI.

Ju bëtë karrierë edhe në politikë deri në majën më lartë që mund të arrijë një njeri dhe koha tregoi se nuk iu futët kësaj karriere për kapital politik por se politika kishte nevoje e nderohej me një njeri dhe intelektual si Ti. Unë, dhe besoi se shpreh edhe mendimin e pjesës dërrmuese të popullit tim, ndjehem krenar që vendi im mban në gjirin e Tij një intelektual të nivelit tuaj dhe një burrë të rrallë me emrin NJERI. Kjo është arsyeja që më shtyti t’Ju shkruaja dhe t’Ju uroja me gjithë shpirt datëlindjen Tuaj të 76-të. Gëzuar, Gëzuar, Gëzuar, o Mik i mirë,O Shok i rrallë, O vlerë e çmuar e vendit tim,O NJERI! Të paçim sa më gjatë në jetën tonë!

Lexo edhe :  Nis sot Samiti i NATO-s në Hagë, fokusi te lufta/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV