Dritan Dajti tek okulisti, drejtuesi i Burgjeve: S`kam dijeni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo pak herë u fol se të burgosur që konsiderohen nga media VIP shiheshin nëpër kafenetë e Tiranës jo pak herë. Në fakt emra që përfliten si pjesë e kupolës mafioze në vend, por asnjëherë nuk kishte ndodhur që një i dënuar me disa burgime të përjetshme të dilte aq hapur.

Në fakt ai kishte bërë kërkesë dhe ishte shoqëruar brenda të gjitha kushteve të sigurisë, por fakti që u kap nga një gazetar duket se ka bërë që të reagojë edhe Ministria e Drejtësisë.  Nëse gazetari nuk gjendej aty në momentin kur Dritan Dajti kishte zbritur nga furgoni dhe iu kishte drejtuar klinikës private, atëherë asgjë nuk kishte ndodhur nga shefja e dikasterit të drejtësisë, ashtu siç nuk ndodhi asnjëherë në raste të tilla.

Vizita tek okulisti i Dritan Dajtit, të dënuarit me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve ngjarje e ndodhur në vitin 2009 në Durrës, i ka kushtuar postin drejtorit të Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri, drejtorit të IEVP-së Peqin, Emin Shpata, si dhe shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici.

Gjithashtu është shkarkuar nga puna mjeku i të IEVP Peqin, Andi Andoni, ndërsa janë paralajmëruar mjekja e DPB, Ermira Qirinxhi si dhe inspektori i IEVP Peqin, Mefat Shehu.

Drejtuesi kryesor i burgjeve ka thënë se s`ka patur dijeni për lëvizjen e Dritan Dajtit, duke e hedhur përgjegjësinë tek policia e Burgjeve./Fjala.al/

 

Të fundit

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

Lajme të tjera

Web TV