Ndërron jetë nëna e shkrimtares dhe përkthyeses së njohur Mira Meksi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtarja dhe përkthyesja e mirënjohur shqiptare Mira Meksi ka njoftuar sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së saj.

Lajmin e ka dhënë vetë shkrimtarja në faqen e saj të facebook ku shkurtimisht ajo ka pasqyruar gjendjen e rënduar shpirtërore për shkak të humbjes së madhe e të pazëvendësueshme.

“Eleonora e bukur, mamaja ime, u fik nëngjesin e sotëm. Iku në gjumë si engjëjt. Qielli u pasurua por mua më kanë shkulur zemrën.”- citon Mira në postimin e saj në facebook të ndarë me miqtë, kolegët dhe dashamirësit.

Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendet çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 ” në romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”.

Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”.

Ajo është bashkëshortja e Ilir Meksit dhe janë prindrit e një djali, Marin Meksit.

Ru.Do/ Fjala. al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV