Pukë/ Ishte në listën e 50 më të kërkuarve, bie në pranga i dënuari me burg të përjetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Fran Prendi, i akuzuar me dënim të përjetshëm.

Njoftimi i plotë

Kapet në PKK Hani i Hotit dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar , i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast” me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit u bë e mundur kapja dhe prangosja e 61 vjeçarit nga Fushë Arrëz, Pukë.

Shërbimt e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit në bashkëpunim me Njësinë e Posaçme të Kërkimit në Policinë e Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e personit në kërkim ndërkombëtar:

Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dënuar me burgim të përjetshëm .

Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.

Falë bashkëpunimit të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pranga pas verifikimeve të hollësishme.

Lexo edhe :  Temperaturat e larta/ Fluks pacientësh në Urgjencë

Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV