“Covid-19” godet sërish skuadrat e Kosovës, anulohet ndeshja e Prishtinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anulohet ndeshja e Prishtinës në Gjibraltar, 8 lojtarë rezultojnë pozitivë në testet e virusit korona. Situata e krijuar nga epidemia e virusit korona dhe interpretimet e rregullores së UEFA-s lidhur me protokollin shëndetësor po krijojnë mjaft probleme për skuadrat shqiptare të futbollit.

Kështu, pas kampiones së Kosovës, Dritës së Gjilanit, që e humbi në tavolinë ndeshjen e finales së fazës paraeliminatore të Ligës së Kampioneve, kundër Linfilldit, një tjetër skuadër e Kosovës rrezikon eliminimin.

Kështu, të martën, shteti i Gjibraltarit ka anuluar ndeshjen e turit paraliminator të Ligës së Evropës, mes Linkoln Red Imps dhe Prishtinës. Ajo që i ndodhi Dritës, ku u anulua ndeshja me irlandezët, për shkak të konfirmimeve të dy lojtarëve me koronavirus, i ka ndodhur të martën edhe Prishtinës.

Analizat në një laborator të licencuar të UEFA-së në Spanjë treguan se 8 futbollistë të Prishtinës kanë rezultuar “pozitiv” me “Covid-19”. Dhe, sipas zëshënësit të Prishtinës, Avni Durmishi ndeshja nuk do të zhvillohet.

“Takimi nuk zhvillohet”, – ka thënë ai, duke vijuar: “Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë lejuar të zhvillohet ndeshja dhe skuadra, që sidoqoftë e ka patur në program që të kthehet menjëherë pas ndeshjes, do të niset në orët në vijim të mbrëmjes së të martës.

UEFA nuk ka dhënë vendim, dhe, një nga mundësitë është që, brenda 3 ditësh, ajo ta detyrojë skuadrën e Linkolnit që, ndeshjen ta organizojë në njërin prej 4 shteteve neutrale, që kanë pranuar të jenë organizatorë të ndeshjeve të këtyre rasteve, si Hungaria, Polonia, Greqia dhe Qipro.”

“Përndryshe, do të merret një vendim i njëhtë me Dritën”, – ka përfunduar Durmishi. Kujtojmë se UEFA i ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së Prishtinës me Linkolnin, por, duket se, ashtu si në rastin e Zvicrës, kur autoritetet e këtij vendi anuluan ndeshjen e Dritës, edhe në rastin e ndeshjes së të martës mund të ndodhë e njëjta gjë.

Lexo edhe :  Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

Protokolli i UEFA-s parashikon që, për të zhvilluar një ndeshje në këtë situatë epidemie, një klub duhet të ketë të paktën 13 futbollistë, pra 11 titullarë dhe dy rezerva, me kusht që njëri të jetë portier.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV