Më shumë respekt për nënat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Lira Gjika

Edhe pse jeta jonë është bërë më e pasur dhe më moderne dhe e emancipuar, prapë nëna e re nuk trajtohet me atë përkujdes dhe respect që kërkon kjo fazë e brishtë e mëmësisë. Një nënë e re që sapo ka prurë në jetë foshnjën e saj dhe ende nuk ka marrë veten nga trauma e lindjes, rrethohet me një “kujdes” ankthioz.

Të gjithë njerëzit që e rrethojë, duke filluar nga nëna e saj, jo vetëm nuk e ndihmojnë apo qetësojnë, por i thonë, se ajo nuk di dhe se nuk është e zonja dhe arrijnë deri aty sa i thonë, se qumështi i sajë nuk bën.

Dhe kulmi arrin kur nëna apo vjehrra, i thotë se banjën do ja bëjë ajo vetë edhe pse duhet të prishë terezinë e saj, por nuk ka se çfarë bën, se ajo si nënë e re që është, mund ti bëjë ndonjë gjë fëmijës, psh mund ta thyej dhe gjepura të tjera të këtij lloj.

Nëna e re, e penalizuar që në fillesë të mëmësisë, krijon me fëmijën një raport problematik. Ajo jeton në një ndjenjë pasigurie dhe dyshimi për veten. A është e keqe? nuk e do fëmijën? Nuk e do burrin? A e ka të keq qumështin? Pikëpyetje pa fund.

Askush nuk i thotë asgjë dhe të gjithë e shohin shtrembër. Edhe kur shkon tek mjekja/u, ajo/ ai me indiferencë profesionale , i thotë duke i prekur pa kujdes gjirin, se ti nuk ke qumësht ose i gjen ndonjë sëmundje fëmijës, e cila kthehet në akuzë po për nënën.

Se ajo e ftohu apo e kishte gjirin të nxehtë, se vinte nga rruga dhe akuzat nuk kanë të sosur. Nëna e re është në hapat e para të mëmësisë dhe si çdo hap i pare, është shumë i vështirë, por që duhet ta realizojë ajo vetë, ashtu siç kanë bërë edhe nëna e saj, vjehrra, mjekja kur është femër apo infermiere që e ndjekin.

Lexo edhe :  Pasojat që ka lënë Covidi në arsim dhe kulturë

Gjithë këta persona që në fakt duhet ta ndihmojnë nënën duke e siguruar, se është pasiguria e fillimit, por shumë shpejt ajo do ta fitojë zhdërvjelltësinë dhe sigurinë e duhur, në fakt vetëm këtë gjë nuk e bëjnë.

Po ju ndërhy në këto forma që u cituan më lartë dhe që për fat janë ende prezente në trajtimin e nënës do të bëjmë vetëm dëm si nënës po ashtu edhe fëmijës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV