Është mbyllur me fitoren 2-0 të kampiones së Shqipërisë përballja e turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve midis Dinamos së Tbilisit dhe Tiranës dhe bardheblutë kalojnë në turin tjetër.
Festa e çunave të Tironës shpërthen në dhomat e zhveshjes. Lojtarët festojnë me brohoritma kualifikimin për në fazën tjetër.
Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka shpërndarë në Facebook-un e tij një video ku shihen futbollistët e Tiranës që festojnë kualifikimin e merituar për në fazën tjetër të ligës së kampionëve.
La.Mi/Fjala.al