Kritiku i Putin në spital, dyshohet për helmim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Këtë mëngjes, Navalny po kthehej në Moskë nga Tomsku. Por gjatë fluturimit, ai është ndjerë keq. Avioni u ul urgjentisht në Omsk.

Dyshojmë se Alexei është helmuar me diçka që i është hedhur në çaj. Vetëm atë ka pirë në mëngjes. Mjekët thanë se helmi është përthithur më shpejt për shkak të çajit të nxehtë”, shkroi në Twitter zëdhënësja Kira Yarmish.

Kështu udhëheqësi i opozitës në Rusi dhe kritiku i Vladimir Putinit, Alexei Navalny, ndodhet  në spital, sipas raportimit të zëdhënëses së tij, dyshohet për helmim.

Media shtetërore ruse RIA Novosti ka raportuar se gjendja e Alexei Navalny “është e rëndë, por e qëndrueshme”.

Vitin e kaluar, Navalny tha se mund të ishte helmuar kur u mbajt në komisariat, pasi pësoi një reaksion alergjik të çuditshëm. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU. Dy avionë të tjerë...

Lajme të tjera

Web TV