Qeveria e re e Zoran Zaev, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut marrin 7 ministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut ka bërë publik emrat e anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar për 4 vitet në vijim.

Qeveria e re, të cilën do ta udhëheqë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të ketë 19 ministra, 7 ministri më pas se qeveria aktuale. LSDM-ja do të ketë 11 ministri dhe 6 do të jenë për partinë shqiptare BDI e Ali Ahmetit

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të qeverisë do të jenë

Lupco Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit

Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike

Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

Oliver Spasovski – ministër për Punë të Brendshme

Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes

Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë

Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë

Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencë

Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Irena Stefoska – ministre e Kulturës

Arijanit Hoxha, i ‘Lëvizjes Besa’ do të shërbejë si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërkohë që Goran Milevski, i PLD-së do të shërbejë si ministër i Pushtetit lokal. BDI, e Ali Ahmetit do të ketë gjashtë anëtarë në Qeveri dhe postin e kreut të parlamentit që do të mbahet nga Talat Xhaferi.

1-Artan Grubi , zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit Politik

2-Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme

3- Fatmir Besimi – ministër i Financave

4- Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë

5- Naser Nuredini – ministër i Mjedisit Jetësor

Pritet gjithashtu emërimi i një kandidati për Ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Koalicioni qeveritar që do të përbëhet nga LSDM, Besa dhe parti të tjera të koalicionit “Mundemi”, BDI dhe PDSH, në Kuvend do të kenë shumicë parlamentare prej 62 deputetësh./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përballja e Edi Ramës me vemjet e drejtësisë

Nga Artur Ajazi Prej disa kohësh, Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, po përballet denjësisht me raste të shpeshta abuzimi nga...

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë...

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

Lajme të tjera

Web TV