Zhduket 27-vjeçarja shqiptare në Greqi, bashkëshorti jep alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhduket pa asnjë gjurmë një 27-vjeçare shqiptare në Greqi.

Mediat fqinje kanë raportuar se bashkëshorti i saj ka denoncuar rastin në polici, duke thënë se ka kontaktuar për herë të fundit me të pasditen e 12 gushtit.

Shqiptarja është nënë e katër fëmijëve, por që së fundi jetonte pa fëmijët e saj. Media greke “Ekriti.gr”, duke iu referuar një burimi, raporton se e reja i ka lënë një shënim burrit të saj para se të zhdukej.

Sipas këtij burimi, shqiptarja Antonia Nikolla nuk ka marrë asgjë me vete kur është larguar nga shtëpia.

Pas dhënies së alarmit për zhdukjen e 27-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për të gjetur prova që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen, ndërsa bëhet e ditur se karakteristikë e vajzës është një tatuazh në pjesën e shpatullës. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit,...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është diskutuar planifikimi dhe prioritizimi i...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Lajme të tjera

Web TV