Kujdesi i bankave për klientët e tyre, radhë në diell!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Luan Shahollari

Sistemi bankar i nivelit të dytë në Shqipëri përbëhet nga 12 banka , nga të cilat 7 me kapital (aktive) 100% të huaj, 1 me kapital 100% shqiptar dhe 4 me të përzier shqiptar dhe të huaj. Të gjitha këto së bashku në vitin 2019 zotëronin një kapital prej 1,487,135,032 mijë lekë ose 12.2 miliard euro. Nga këto 1.209.752.300 mijë lekë (mbi 9.9 miliard euro) ose 81 % e zinin depozitat e qytetarëve dhe biznesit. S’kemi-s’kemi, por depozitat shënuan rritje prej mbi 5% më 2019 kundrejt vitit 2018.

Bankat janë private dhe rregullohen nga statutet e tyre përkatëse që bazohen në ligjet e shtetit shqiptar. Duke mbajtur parasysh që pjesa më e madhe e aktiveve të tyre vjen nga depozitat, bankat kanë interesin e tyre të bëjnë një politikë tërheqëse ndaj klientëve (qytetarë dhe biznese) pasi kështu fitojnë si nga dhënia e kredive ashtu edhe e shërbimeve që kryejnë.

Me të drejtë bankat,si gjithë institucionet e tjera, kanë marrë masat e tyre për t’u mbrojtur nga pasojat e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Por duket se këtë e kanë bërë në dëm të klientëve të tyre pasi të bije në sy fakti që (në disa prej tyre) po krijohen radhë të gjata (apo të gjera) në natyrë, në trotuar, për më tepër edhe në diell!

Mjaft “interesant” është edhe fenomeni tjetër: radhën e mban dhe numrat e radhës i jep një “polic” (ruajtës i objektit) shpesh me uniformë jo të rregullt. Kështu që është krijuar një kontrast: ata që mbajnë bankën me para presin në diell (35 gradë) kurse “shërbëtorët” e tyre brenda me ajër të kondicionuar dhe temperaturë konstante!

Sigurisht nuk sugjerojmë të kundërtën, por shefat aty brenda bankës të huaj apo vendas të “vrasin mendjen” e të gjejnë zgjidhje qytetare për klientët e tyre, pasi ata jenë edhe investitorët e tyre! Një gjë është e sigurt: bankave nuk u mungojnë paratë për një shërbim më të mirë! Në vitin 2019 ato kanë shënuar një fitim prej 1.209.752.300 mije lekë (99 milion euro)!

Lexo edhe :  Rama ndan pamje nga spitali i Lezhës/ Qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Zbulohen detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në...

Lajme të tjera

Web TV