Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë një deklaratë së fundmi lidhur me konfliktet rajonale në Lindjen e Mesme.
Sipas “Anadolu Agency”, Putin I druhet një lufte globale.
Duke u adresuar në Asamblenë Federale të Federatës Ruse në Moskë, Putin tha se është e nevojshme “një bisedë serioze” për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Ai theksoi se veçanërisht 5 shtetet bërthamore kanë një “përgjegjësi në lidhje me zhvillimin e njerëzimit”.
“Konfliktet rajonale mund të shndërrohen shpejt në kërcënime për sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një nevojë serioze për një bisedë në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e rendit botëror. Të pesë kombet duhet të eliminojnë arsyet që mund të shkaktojnë një luftë”, deklaroi Putin.
Presidenti rus theksoi se për momentin Rusia ndjehet e sigurtë, duke pasur armët e fundit që “asnjë vend tjetër nuk i posedon”, por shtoi se ky vend duhet të zhvillohet edhe më tej.