Kundërshtari i Putinit në luftë për jetën, dyshohet se është helmuar qëllimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritiku i qeverisë ruse Aleksej Navalni është në pavionin e reanimacionit të një spitali në Siberi. Ai është në gjendje të rëndë, konfirmoi kryemjeku i klinikës.

“Jam e sigurt se e kanë helmuar me qëllim,” i tha zëdhënësja i Navalnit Kira Jarmish stacionit radio Echo Moswky. Aleksej Navalni papritmas u sëmur në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit, kishte njoftuar më parë zëdhënësja në Twitter. Avioni u ul në qytetin siberian të Omskit dhe 44-vjeçari u dërgua në spital. Atij i dhanë frymëmarrje artificiale dhe kishte humbur vetëdijen.

“Ai është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme,” konfirmoi një mjek që kujdeset për të për gazetarët. Ai nuk dha detaje në lidhje me diagnozën. “Helmimi është një mundësi.”, tha ai. Sipas zëdhënëses së tij, Navalni ishte në rrugën e kthimit për në Moskë pas një vizite kërkimore në Siberi. Sipas saj, ai mund të ketë pirë çaj me helm. Kjo ishte e vetmja gjë që kishte gëlltitur ai. Sipas Jarmyschit, Navalni e kishte humbur vetëdijen në aeroplan.

Ajo i kërkoi policisë të vinte në spital. Mjekët qenë shumë të mbyllur dhe nuk i jepnin informacion. As mjekja e besuar e Navalnit në Moskë nuk është informuar për gjendjen e tij.

Një incident i ngjashëm një vit më parë

Navalni është njëri nga krerët e opozitës liberale në Rusi dhe një nga kritikët më të spikatur të Presidentit Vladimir Putin. Edhe në të kaluarën thuhet se janë bërë përpjekje për atentate ndaj tij. Sipas zëdhënëses së tij, ky është rasti i katërt dhe më seriozi deri tani. Dy herë ka pasur atentate ku e kanë goditur me bojë – një herë i kanë shkaktuar probleme për sytë dhe rrezik për humbjen e dritës së syve.

Lexo edhe :  Lufta në Ukrainë, Zelensky:Vetëm Trump dhe Xi Jinping mund ta“shtyjnë”Putinin drejt paqes

Vitin e kaluar, kur ndodhej në burg, Navalni u trajtua në spital për shkak të dyshimit se kishte alergji. Ai dyshoi në atë kohë se mund ta kishin helmuar.

Navalni ka shumë armiq

Navalni ka shumë armiq brenda elitës politike dhe ekonomike të Rusisë. Fondacioni i avokatit në mënyrë të përsëritur ka zbuluar raste të korrupsionit dhe stilit të jetesës dekadent të përfaqësuesve të aparatit rus të pushtetit. Për këtë qëllim, ai publikon kërkime të hollësishme në rrjetet sociale, ku arrin një audiencë prej miliona vetësh. Navalny ka organizuar vazhdimisht protesta mbarëkombëtare në vitet e fundit. Dhjetëra mijëra vetë e kanë ndjekur thirrjen e tij – kryesisht të rinj./DW

Të fundit

Shqetësimet e reja: Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë artistët

Muzikanti britanik, Paul McCartney ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund t’i “shkatërrojë” artistët nëse miratohet një ndryshim i...

Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një marketi

Zjarri që ra pasditen e sotme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre automjete të djegura dhe...

72% e mjeteve, më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik e ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

Në fund të vitit të kaluar, u hap për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i saj, që pritet të përfundojë plotësisht brenda...

Të gjithë njëlloj/ The Economist: Po jetojmë në epokën e kirurgjisë plastike

Klientët e rinj në vendet në zhvillim kanë nxitur lulëzimin e kirurgjisë plastike. Rënia e kostove dhe përgjithësimi i standardit të bukurisë po nxisin...

Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore...

Lajme të tjera

Web TV